E Diel, 1 Nëntor 2026

Doganat Shqiperi- Kosove LaukaSka marreveshje me shkrim

TIRANE- Ambasadori i Shqiperise ne Prishtine Islam Lauka deklaron se pala kosovare po fsheh te verteten kur fajeson vetem doganat e Shqiperise se aplikojne cmime te references. Madje i kerkon ministres kosovare te Tregtise Mimoza Kusari Lila Te mos ngutet kur kercenon per vendosjen e mases se reciprocitetit ndaj mallrave shqiptare.

Gazeta Express citon ambasadorin te kete thene se gjate ketij viti doganat e Kosoves ne disa raste kane aplikuar cmimet e references per mallrat e Shqiperise dhe per kete eshte e njoftuar ministrja Kusari-Lila por nuk jane bere publike.

Sipas tij marreveshja mes dy vendeve per heqjen e ketyre masave asnjehere nuk ka ekzistuar me shkrim por ka qene vetem nje vullnet politik.

Nuk ka qene marreveshje. Ajo ka qene nje shprehje e vullnetit nga ana e kryeministrit ne nje takim qe ka qene. Kam pershtypjen vete Kusari.... Por mesa duket pavaresisht vullnetit te dy vendeve fqinje dhe vellazerore qe marredheniet i kemi pa diskutim shume te mira ka nevoje qe kjo marreveshje te fiksohet me shkrim thekson Lauka.

Dy dite me pare ministrja kosovare e Tregtise dhe Industrise Mimoza Kusari-Lila deklaroi se Shqiperia ka shkelur marreveshjen e arritur me Kosoven per heqjen e cmimeve te references per produktet kosovare sic jane patatja qumeshti vera etj.

Marreveshja ishte arritur ne qershor te ketij viti por Doganat e Shqiperise po aplikojne cmimin prej 18 cent per pataten e prodhuar ne Kosove si dhe kuote per eksportin e veres.

Te dy keto vendime nga ana e Shqiperise jane ne kundershtim me marreveshjen e arritur me kryeministrin Berisha ne muajin qershor per unifikimin e procedurave fiskale Kosove-Shqiperi. Nese Shqiperia nuk heq taksen e references atehere do te vendosim masen e reciprocitetit deklaroi Mimoza Kusari-Lila. Nje dite me pas ne nje prononcim per mediat numri dy i Financave Alfred Rrushaj deklaroi se kishim te benim me nje produkt te vetem per te cilin po verifikohet nga doganat aplikimi i cmimeve te references.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›