E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dollari nuk ndryshon në raport me lekun që ka forcuar pozitat me valutat e tjera

TIRANË, 19 qershor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten dollari nuk ndryshoi në raport me lekun, i cili forcoi sot pozitat kundrejt valutave të tjera.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 82,42 lekë në të njëjtën vlerë sa një ditë më parë. Monedha e përbashkët europiane, këmbehet me 94,48 lekë ose 0,14 lekë më pak. Në pozita të trendit rënës në këmbim me lekun, paraqiten sot edhe paundi britanik dhe franga zvicerane. Monedha britanike këmbehet me 109,07 lekë ose 0,04 lekë më pak dhe franga zvicerane  këmbehet me 102,32 lekë ose 0,42 lekë, më pak se ditën e enjte.
Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 82.42 0.00
Euro EUR 94.48 -0.14
Poundi Britanik GBP 109.07 -0.04
Franga Zvicerane CHF 102.32 -0.42
Jeni Japonez (100) JPY 51.12 -0.16
Dollari Australian AUD 57.84 +0.04
Dollari Kanadez CAD 58.29 -0.07
Korona Suedeze SEK 8.61 -0.03
Korona Norvegjeze NOK 8.50 -0.04
Korona Daneze DKK 12.64 -0.02
SDR SDR 112.04 -0.60
Ari(OZ 1) XAU 343159.79 -8,649.98
Argjend(OZ 1) XAG 5368.99 -262.26
Juani Kinez (onshore) CNY 12.18 0.00
Juani Kinez (offshore) CNH 12.14 -0.03
Lira Turke TRY 1.78 +0.01

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›