Dollari zhvlerësohet me 0,33 lekë, euroja këmbehet me 92,86 lekë

TIRANË, 17 gusht /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas të hënën, dollari amerikan u zhvlerësua me 0,33 lekë krahasuar me fundjavën, ndërsa euroja u forcua lehtë me 0,01 lekë.
Sipas Bankës së Shqipërisë, në fillim të kësaj jave që përkon me mesin e muajit gusht dollari u këmbye në kuotën 80,06 lekë dhe euroja këmbehet me 92,86 lekë.
Paundi britanik zbriti me 0,14 lekë. Monedha britanike këmbehet me 108,54 lekë, ndërsa franga zvicerane u forcua me 0,09 lekë dhe këmbehet me 98,95 lekë.
Aktorët e tregut shprehen se, luhatjet në tregun valutor reflektojnë ecurinë në tregjet ndërkombëtare dhe kërkesë ofertën në tregun vendas.
| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar Amerikan | USD | 80.06 | -0.33 | |
| Euro | EUR | 92.86 | +0.01 | |
| Poundi Britanik | GBP | 108.54 | -0.14 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 98.95 | +0.09 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 50.32 | -0.20 | |
| Dollari Australian | AUD | 57.03 | +0.17 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 57.78 | -0.10 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.44 | +0.01 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.51 | +0.01 | |
| Korona Daneze | DKK | 12.42 | 0.00 | |
| SDR | SDR | 109.44 | -0.36 | |
| Ari (OZ 1) | XAU | 351922.94 | +2,002.15 | |
| Argjendi (OZ 1) | XAG | 5242.33 | +38.67 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 11.88 | -0.04 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 11.88 | -0.04 | |
| Lira Turke | TRY | 1.67 | -0.01 | |
/j.p/r.e/