E Diel, 1 Nëntor 2026

Donald Trump i zhgënjyer me Zelensky-n: Nuk e ka lexuar ende planin e paqes

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se është “disi i zhgënjyer” nga homologu ukrainas Volodymyr Zelensky, pasi ky i fundit nuk ka lexuar ende propozimin për planin e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë.

Komentet Trump i bëri në tapetin e kuq të Kennedy Center Honors, ku gazetarët e pyetën për zhvillimet më të fundit të negociatave.

“Po flasim me Putinin dhe me udhëheqësit ukrainas, përfshirë Zelensky-n. Duhet të them se jam pak i zhgënjyer që ai nuk e ka lexuar ende propozimin,” u shpreh Trump. “Besoj se Rusia është dakord. Nuk jam i sigurt për Zelensky-n, megjithëse njerëzve të tij u pëlqen,” shtoi ai.

Nga ana tjetër, Zelensky bëri të ditur në një postim se kishte folur me Stephen Witkoff dhe Jared Kushner për ecurinë e bisedimeve.

“Përfaqësuesit amerikanë e njohin mirë pozicionin bazë të Ukrainës. Ishte një bisedë konstruktive, edhe pse jo e lehtë. Ne po vazhdojmë punën,” tha presidenti ukrainas.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›