E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dorëheqja e Ermal Dredhës, Këshilli Bashkiak komandon Elis Halilin në krye të Bashkisë Vlorë

Pas dorëheqjes së Ermal Dredhës, Këshilli Bashkiak i Vlorës ka zgjedhur sot mes tensionesh Elis Halilin për kreun e bashkisë së bregdetit.

Halili, i cili u zgjodh zëvendëskryetar një ditë para dorëheqjes së Dredhës, u komandua në vend të kryebashkiakut vetëm me votat e këshilltarëve socialistë.

Këshilltarët e opozitës deklaruan se votimi do duhej të ishte i mbyllur dhe të përfshinte tre zëvendëskryetarët në garë, por shumica hodhi në votim vetëm emrin e Halilit.

Ky i fundit do të drejtojë bashkinë deri në mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme të parakohshme.

Kujtojmë se dy javë më parë, Ermal Dredha u dorëhoq nga detyra e kryetarit të bashkisë Vlorë, post që e mbante prej prillit të vitit 2023. Në letrën e dorëheqjes drejtuar kryeministrit Edi Rama, ai përmendi rrethanat familjare, por edhe ato politike e administrative si arsye të vendimit për t’u larguar.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›