Dosja ‘Partizani’-Malltezi dhe Gjokutaj: Procesi, stisje politike

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili është edhe një nga të pandehurit për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, së bashku me avokat Genc Gjokutajn kanë hedhur poshtë pretendimet e Taulant Ballës duke theksuar se procesi është një stisje politike.
Duke folur për mediat pas seancës gjyqësore, Malltezi i cilësoi pretendimet e Ballës si “gënjeshtra” dhe duke paraqitur dokumente që, sipas tij, vërtetonin të kundërtën.
Sipas tij, pretendimi i Ballës se prona ka qenë e shpronësuar është i pavërtetë, duke iu referuar edhe Fletores Zyrtare.
“11 gënjeshtrat e Taulantit. E para. Tha, prona ka qenë e shpronësuar. Është gënjeshtra komplet e Taulant Ballës, prona ka qenë e shpronësuar. Urdhëro ku keni dokumentin, Fletoren Zyrtare, që nuk ka qenë e shpronësuar dhe është gjynah që një deputet të gënjejë. Së dyti. Tha gënjeshtrën e dytë, ëh procesi i kryer në gjashtë muaj. Siç u kap në gënjeshtër në mënyrë të vazhdueshme aty dhe që vetë kishte marrë dokumentet, procesi i kthimit të pronës kishte zgjatur 12 vjet, nga ’95-a deri në 2007-ën. Ndërsa procesi i privatizimit ka zgjatur katër vjet, nga 2005-a deri në 2009-ën. Të gjitha këto, ky thotë janë bërë për gjashtë muaj. Imagjinohet çfarë mashtruesi ordiner. Së treti, gënjeu tha prona ka qenë në planin e përhapjes në 2007-ën.
Urdhëro ku keni këtu dokumentin, plani i përhapjes i firmosur nga Alfred Moisiu. Nuk ka qenë as në 2004-ën. Pra kur gënjen për fakte publike kaq të rënda, do të thotë që është shumë keq, por duket që prokurorët e mbrojnë. Së katërti, gënjeu tha Maltezi ka pasur 144 m². U pyet. I tha, a ke përdorur ndonjëherë makinë llogaritëse? Sepse i ke dorëzuar vetë, që ka pasur 2000… 26.600 metra Begeja.
Bëj pjesëtimin, nuk të del kaq, po të del tre-katërfish më tepër. Së pesti, gënjeu kur tha Maltezi ka marrë 5% nga pronarët. Ju ofrua mundësia të paraqiste dokumentin. Nuk ishte asnjë dokument. Thjesht gënjeu, tha e kam marrë nga burime mediatike. Së gjashti, gënjeu tha Maltezi ka marrë 60% të objekteve. Gënjeu. Iu ofrua përsëri mundësia të thoshte, ku e bazon këtë? Që ka marrë 60%? Nuk ishte asnjë gjë. E kam me të dëgjuar. Së shtati, gënjeu dhe tha Maltezi ka bërë prej një viti presion Ministrisë së Mbrojtjes. Ju ofrua, i tha, po mirë, cili të ka thënë? Më thuaj një. Jo nga media e kam prapë. Pra, është një një person që të vjen gjynah. Por, kemi parasysh, kur ky thotë procesi ka mbaruar për gjashtë muaj, si qenka presioni një vjet? E teta që ishte gjë shumë e bukur, e tha vetë, tha, i kam lënë 10 detyra SPAK-ut për të bërë. Dhe me sa duket prokurorët e nënshtruar politikisht i kanë zbatuar me rregull porositë e Taulant Ballës. Së nënti, u pyet për deklaratën e tij që e ka dhënë publike, nuk na tret dheu pa futur Saliun në burg. Nuk i dha përgjigje. Vuri duart në kokë, mbylli, nuk i dha përgjigje. Së dhjeti, gënjeu tha nuk kam depozituar shkresa kur kam bërë deklaratën. U kap aty në në gjyq që kishte bërë, kishte dhënë disa shkresa të cilat as nuk i kishte lexuar dhe kishte angazhuar studio të tjera ligjore duke shkelur ligjin, ndonëse ka, ka, është betuar për respektimin e ligjeve, duke i dhënë të dhënat personale studiove të tjera ligjore të kolegëve të tij. Së 11-ti, tha sërish sot, ndërtimet janë bërë me leje të Berishës. Ju ofrua mundësia që të shikonte ndërrimet e destinacionit 2004, 2006, 2008 të Edi Ramës. Bile dhe leja e ndërtimit e dhënë nga Edi Rama e 2007-ës. Por për këto bëri sikur nuk ekzistojnë. Tha, nuk kam qenë në dijeni. Kështu që në 11 gënjeshtra, pra një kallëzimi i Taulant Ballës, 11 gënjeshtra. A mund të jetë i besueshëm kur një kallëzim ka 11 gënjeshtra, nuk ka një e dy? Këtë jua lë vetë juve ta gjykoni.”, u shpreh dhëndri i ish-kryeministrit Berisha.
Malltezi cilësoi procesin si stisje politike dhe bëri të ditur se do të depozitojë sërish kallëzim penal ndaj Taulant Ballës për dëshmi të rreme, si dhe ndaj kryeministrit Edi Rama.
“Pa dyshim ne do e përsërisim sërish, kallëzimin penal ndaj Taulant Ballës, natyrisht edhe ndaj Edi Ramës. Siç mund ta shikoni, edhe këtu ku e ka firmosur vetë, ka shënuar kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Edhe këtu kur Ministria e Mbrojtjes i jep dokumente, i jep gjithë dosjen, duke përfshirë dhe të dhëna personale që nuk, janë të ndaluar me ligj që t’ia dhënë dikujt tjetër, thotë, kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Pra çdo institucion është vënë në shërbim të kryetarit të Partisë Socialiste. Çfarë unë dua të them me këtë? E para që ka shkelur ligjin. Ka shkelur ligjin edhe të mbrojtjes së të dhënave personale, por edhe që kjo, e gjithë procesi është proces i stisur politik, siç mund ta, siç mund të ndëshkohet”, nënvizoi Malltezi.
Nga ana e tij, avokati i Sali Berishës, e ka quajtur procesin për privatizimin e Ish-Sport ‘Partizani’ si të sajuar, procesin për të cilin dëshmoi sot për gati 3 orë edhe deputeti Taulant Balla.
Gjokutaj u shpreh se Balla nuk dinte çfarë akuzash ka bërë në kallëzim. Sipas tij, ka dyshime se Balla ka konsumuar elementë të kallëzimit të rremë.
“Është drejtësi që dëgjon 4 orë e gjysmë një dëshmitar, i cili 50% të dëshmisë nuk e mbante mend dhe 50% i referohej mediave. Balla nuk dinte çfarë akuzash ka bërë në kallëzim. Thonte korrupsion ndërkohë që e ka bërë kallëzimin për shpërdorim detyre. Është çështje e sajuar dhe sot pas dëshmisë kam dyshime të forta që jo vetëm që ka konsumuar elementë të kallëzimit të rremë, por do edhe pak hetim dhe bën vaki edhe mos ta ketë bërë vetë kallëzimin. SPAK e mori ditën e punës për sot. Sipari i një procesi fals do kishte këtë figurë dhe këtë tablo. Çështja nuk ka fakt penal”, u shpreh Gjokutaj.
/rtsh.al/