Varri i Idromenos, Arkitekti Çuni: Trashëgimia kërkon ndërhyrje

Në varrezat historike të Rrmajit në Shkodër, mes figurave që prehen është edhe ajo e Idromenos. Gjendja e varrit të tij dikton nevojën për ndërhyrje në konservim dhe mirëmbajtje. I këtij mendimi është arkitekti Zef Çuni.
Restaurimi bëhet i domosdoshëm për shkak se monumenti përfaqëson vlera të çmuara të historisë dhe identitetit të Shkodrës.
“Në 2015 është financuar nga Ministria e Kulturës restaurimi i tyre edhe faktikisht nuk është bërë mirë në atë periudhë domethënë restaurimi i tyre ose më mirë me thënë nuk u përfunduan ashtu siç duhet. Në atë kohë unë iniciova një projekt për restaurimin e monumentit të Idromenos po edhe të Marubit edhe në atë kohë pati bërë Ferit Kola një restaurim, një projekt edhe jo një skulpturë që është shumë e dëmtuar aty te varri i Did Dromenës dhe fatkeqësisht domethënë pas largimit tim nuk u financua dhe ajo mbeti e paralizuar duhet të kap në dorë. Nuk është se kërkojnë ndonjë financim të madh. A kupton? Ajo do vetëm përkujdesje edhe vullnet për ta bë këtë punë”, u shpreh arkitekti, Zef Cuni.
Ndërkohë, figura e Idromenos, i njohur si projektuesi i Shkodrës evropiane, mbetet një simbol i rëndësishëm për qytetin, ndërsa vendprehja e tij vijon të presë një trajtim më dinjitoz.
Gazetar: Marjo Gjini
/rtsh.al/