E Martë, 3 Nëntor 2026

Dosja “Xibraka”-Bardhi në SPAK: Isha si person në dijeni, prokuroria të veprojë me shpejtësi

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi është paraqitur këtë të premte (24 maj) në SPAK si person në dijeni në lidhje me dosjen “Xibraka”. Në një deklaratë për media fill pas daljes nga ambientet e Prokurorisë, Bardhi deklaroi se persona të përfshirë në laboratorin e Xibrakës nuk kanë marrë përgjegjësi penale sipas ligjit.

“Nëse kisha gjë për të shtuar. Isha në cilësinë e personi që ka dijeni për çështjen. Kallëzues është prokuroria dhe policia e Hanover. Kam kërkuar rihapjen e këtij procedimi çuditërisht të pezulluar që në 2018 dhe ishte harruar në sirtarët e arkivat e prokurorisë. Persona të përfshirë, sipas gjykatës e prokurorisë, ishin cilësuar si të paidentifikuar dhe s’kanë marrë përgjegjësinë penale sipas ligjit të përfshirë në laboratorin e “Xibrakës””, tha Bardhi teksa nxiti prokurorisë që të veprojë me shpejtësi.

Bardhi është thirrur për të dhënë shpjegime në lidhje me informacionin që ka dorëzuar në SPAK për operacionin Xibraka dhe për përfshirjen e Olsi Rama, vëllait të kryeministrit Edi Rama.

SPAK urdhëroi deputetin e PD-së, Gazment Bardhi që të paraqitet para Hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, si person që ka dijeni lidhur me akuzat që ai ka bërë në adresë të Olsi Ramës, si të përfshirë në trafik droge lidhur me ngjarjen e disa viteve në Xibrakë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›