E Diel, 1 Nëntor 2026

Dosja e AKSHI-t, përfundon seanca për Ergys Agasin, nesër në mesditë jepet masa e sigurisë

Ka përfunduar seanca në Apelin e Posaçëm, ndaj Ergys Agasit.

Gazetarja e Vizion Plus Blerina Cene mëson se Gjykata e Apelit do të shprehet nesër, në orën 13:00, për masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit.

Ergys Agasi një nga figurat kyçe të dosjes “AKSHI”, u arrestua pas tetë muajsh në arrati në zonën e Plepave në Durrës, ndërsa ishte në ndjekje nga policia që nga Elbasani.

Në momentin e arrestimit, në automjet me Agasin, ndodhej, Ulian Shpataraku.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›