“LIGA E KOMBEVE” – Ylber Ramadani: Të gjithë bashkë për objektivin, Synojmë kreun e grupit

Ylber Ramadani ka folur para ndeshjeve të Shqipërisë në Ligën e Kombeve, duke theksuar se objektivi i kuqezinjve është vendi i parë në grup.
Mesfushori vlerësoi se përballja me Bjellorusinë do të jetë e vështirë dhe kërkoi të merret me seriozitet nga skuadra.
“Duhet të ndryshojmë mentalitet dhe të futemi në fushë për të fituar. Nuk ka më kundërshtarë të lehtë, pasi të gjithë vrapojnë, luftojnë dhe besojnë te mundësitë e tyre.”, u shpreh Ramadani.
Ai deklaroi gjithashtu se është i gatshëm të respektojë çdo vendim të trajnerit sa i përket formacionit.
“Në Kombëtare jemi për të përfaqësuar Shqipërinë dhe këtu grumbullohen lojtarët më të mirë. Luaj apo jo, nuk ka problem. Më e rëndësishmja është të fitojmë dhe të arrijmë objektivin që kemi si skuadër: të dalim të parët në grup” – deklaroi lojtari.