E Diel, 1 Nëntor 2026

Dramë në det në Tale të Lezhës, stuhia nxjerr anijen në breg

Moti i keq nuk ka kursyer as bregdetin e Lezhës. Raportohet se në zonën e Tales, një anije ka humbur kontrollin për shkak të erës së fortë dhe dallgëve të fuqishme, duke përfunduar në breg.

Deti i trazuar e ka bërë të pamundur lundrimin ose ankorimin e sigurt të mjetit. Pamjet tregojnë anijen që është shtyrë nga forca e ujit deri në cekëtinë, duke “u dorëzuar” përballë stuhisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›