E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejt Milan-Inter/ Chivu me dyshimin e vetëm Çalhanoglu, turku do patjetër formacionin

Trajneri i Interit, Cristian Chivu, e ka zgjedhur formacionin për derbin me Milanin. Ai ka vetëm një dyshim për sfidën e së dielës, që lidhet me mesfushorin Hakan Çalhanoglu, pasi turku vjen pas një dëmtimi.

Çalhanoglu kërkon të jetë protagonist kundër ish-skuadrës për ta shtyrë Interin drejt arratisjes vendimtare në krye të klasifikimit. Po ashtu, ai synon të jetë në fushë për të fshirë nga memoria penalltinë e humbur në derbin e parë, që u vendos nga Pulisiç.

Lojtari turk ishte titullar të martën në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë ndaj Como. Duhet ta nisë nga minuta e parë të dielën, por për momentin mbetet i vetmi dyshim që trajneri Chivu nuk e ka zgjidhur. Nëse trajneri rumun vendos ta mbajë në stol lojtarin turk, atëherë titullar do të jetë Mkhitaryan, i cili humbi derbin e parë.

Luajnë Zielinski dhe Barella me shiritin e kapitenit, pas mungesës së Lautaro Martinez. Argjentinasi humb një derbi pas më shumë se 6 vitesh. Në mbrojtje do të jetë treshja Bisseck-Akanji-Bastoni, përpara Sommer. Luis Henrique dhe Dimarco do të jenë në krahë dhe në sulm Pio Esposito në krah të Thuram.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›