Drejt përfundimit ndërtimi i shkollës “Edith Durham” në kryeqytet

TIRANË, 27 tetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ambientet e shkollës së re “Edith Durham” në Tiranë, e cila ndodhet në fazën përfundimtare të ndërtimit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama tha se punimet po ecin me ritme të shpejta, me synimin që çdo detaj i godinës të jetë sa më funksional dhe bashkëkohor për nxënësit.
“Një tjetër shkollë po merr formë në kryeqytet. Shkolla “Edith Durham”, ku punimet po ecin me ritme të shpejta për ta bërë çdo detaj sa më funksional dhe bashkëkohor për nxënësit,” shkroi kryeministri, duke publikuar edhe pamje nga ambientet e brendshme e të jashtme të godinës.
Shkolla “Edith Durham” është pjesë e programit të investimeve publike në infrastrukturën arsimore që po zbatohet në Tiranë, me synimin për të ofruar kushte moderne mësimi dhe mjedise të sigurta për nxënësit.
/e.xh/a.f/r.e/