E Hënë, 2 Nëntor 2026

Drejt përfundimit aksi rrugor Gjiri i Lalëzit-Ishëm

TIRANË, 27 tetor /ATSH/ Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, njofton se po përfundon rehabilitimi i aksit rrugor Gjiri i Lalëzit–Ishëm, një segment i gjatë 743 metra, që do të përmirësojë qarkullimin dhe do të lehtësojë jetën e përditshme të banorëve të zonës.

Punimet po zhvillohen çdo ditë me përkushtim, duke kontribuar në ndryshimin e imazhit urban të Gjirit të Lalëzit dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

Kryetarja Sako thekson se fokusi i punës së bashkisë mbetet përmirësimi i cilësisë së jetës për qytetarët dhe afrimi me komunitetin, duke sjellë shërbime dhe investime të prekshme në terren.

/a.fr.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›