E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Drejtësi për çlirimtarët”: Më 17 tetor protestohet në Tiranë

PRISHTINË, 29 shtator /ATSH/ Në Tiranë të Shqipërisë do të protestohet më 17 tetor me kërkesën për drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Protesta do të mbahet në sheshin “Skënderbej”, u bë e ditur në një konferencë për media të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati nga Tirana tha se kjo protestë vjen pas asaj të mbajtur në Prishtinë dhe tjetrës në Hagë – qyteti holandez ku e ka selinë Gjykata Speciale.

“Sot nga kjo tryezë ju drejtohemi të gjithë shqiptarëve, partive politike bashkoheni me ne në këtë protestë paqësore në Tiranë. Le të ngrihemi të gjithë si një vend i vetëm që të ju kundërvihemi padrejtësive”, deklaroi ai.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, nga Tirana tha se kjo protestë vjen pas asaj të mbajtur në Prishtinë dhe tjetrës në Hagë – qyteti holandez ku e ka selinë Gjykata Speciale.

“Arsyet tashmë janë të qarta [për protestë] dhe tashmë të njohura për opinionin publik, padrejtësia që po ushtrohet në Gjykatën Speciale kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ne, bashkëluftëtarë dhe përfaqësues të kategorive të dala nga lufta shprehim mirënjohje të përhershme për qeverinë e shtetit shqiptar, për kujdesin dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj kësaj çështje madhore kombëtare. Mesazhi ynë është i thjesht dhe i qartë: Drejtësi për çlirimtarët kundër padrejtësisë që po u bëhet atyre”, deklaroi ai.

Një tjetër protestë është mbajtur në Hagë, më 14 shtator, një ditë para fillimit të dëgjimit të dëshmitarit të parë të mbrojtjes, ish-ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin. Protesta është mbajtur në afërsi të ndërtesës së Gjykatës Speciale, ku morën pjesë rreth 10 mijë shqiptarë nga e gjithë bota.

Po ashtu, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka mbledhur më 7 gusht në Prishtinë, ish-luftëtarë e qytetarë të tjerë në një protestë kundër padrejtësisë që vlerësojnë se po i bën Gjykata Speciale në Hagë.

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›