Drejtësia në fokus, Dumani thekson rëndësinë e marrëdhënieve institucionale: Janë përmirësuar bashkëpunimet me ILD dhe KLP

U mbajt sot në Tiranë tryeza e diskutimit me temë “Vlerësimi i Arkitekturës Institucionale në Funksion të Performancës dhe Integritetit të Prokurorisë së Posaçme: Garancitë për Pavarësinë dhe Mekanizmat e Llogaridhënies”.
Të pranishëm në këtë tryezë ishin kreu i SPAK, Altin Dumani, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ambasadori i BE-së Silvio Gonzato si dhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali.
Kreu i SPAK, Altin Dumani theksoi rëndësinë e Reformës në Drejtësi.
Dumani vuri në dukje se raportet me Këshillin e Lartë të Drejtësisë (KLP) janë përmirësuar vit pas viti, ndërsa KLP ka qenë gjithmonë në mbështetje të SPAK.
Dumani: Vit pas viti është përmirësuar përmbajtja e raporteve të depozituara në KLP, por jemi të hapur dhe mirëpresim komunikim se si të ketë më tepër arritje. Ne përpiqemi t’i përmbahemi parashikimeve ligjore. Marrëdhënia me ILD është një marrëdhënie institucionale, ka ushtruar tri kontrolle në Prokurorinë e Posaçme ka dalë edhe me tri rekomandime dhe ne si institucion i kemi marrë në konsideratë. Në dijeni time për prokurorët e posaçëm janë trajtuar nga ILD 61 raste. Sa i takon KLP kemi një marrëdhënie shumë të mirë. Edhe sa i takon llogaridhënies kemi komunikim ke KLP aq sa ka kompetencë KLP në raport me SPAK.