E Diel, 1 Nëntor 2026

Ka kryer dy të tretat e dënimit, Ervin Salianji kërkon lirinë me kusht në Gjykatën e Fierit

Në Gjykatën e Fierit po mbahet seanca për shqyrtimin e kërkesës për lirim me kusht të ish- deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji.

Shërbimi i provës pritet të paraqesë raportin e tij në bazë të të cilit trupi gjykues i përbërë nga gjyqtar Noel Veizi dhe prokuror Genci Mane, do të vendosë për pranimin ose rrëzimin e kërkesës.

Salianji ka deklaruar se është viktimë e një procesi të montuar politik dhe se është dënuar politikisht ndërsa është shpallur fajtor për kallëzim të rremë në lidhje me denoncimin e çështjes “ Babale”.

Ai ndodhet në qeli prej tetorit te vitit të kalur pas vendimit të Gjykatës së Apelit në 26 shtator.

Togat e zeza lanë në fuqi dënimin me 1 vit burg për ish-deputetin Ervin Salianji i cili ka kryer dy të tretat e dënimit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›