Drejtoresha Eni Vasili: Orkestra e RTSH-së, tashmë më e prekshme për publikun

Drejtoresha e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar Eni Vasili deklaroi se orkestra e RTSH-së është bërë edhe më e prekshme për publikun.
Duke folur në ceremoninë e mbajtur në qendrën COD, ku një përfaqësi muzikantësh e orkestrës së RTSH-së i dhuruan një piano kësaj qendre, Vasili u shpreh se ideja që orkestra të mos qëndrojë vetëm te klasikja ka qenë një ide e gjithë pranuar.
“Po të mos ishte për këtë orkestër, po të mos ishte për festivalet, për këngët e festivaleve, ndoshta unë nuk do të isha këtu. Kur babai im fitoi një çmim të dytë në një festival me këngën “Vajza dhe deti”, mamaja ime u dashura, si pasojë edhe unë jam këtu. Do të flisja gjatë për orkestrën dhe drejtoresha e di.
Një nga takimet e para që kemi bërë dhe për këtë e falënderoj, ajo e priti me shumë kënaqësi një ide timen; për ta bërë orkestrën më të prekshme për publikun. Pra, të dilnim nga korniza e zakonshme e klasikes, e simfonikes, dhe ta bënim pak më të prekshme. Të gjithë e pranuan dhe për këtë i falënderoj pa masë” , u shpreh drejtoresha e RTSH-së, Eni Vasili.
Ajo falënderoi edhe kryeministrin Edi Rama i cili e mbështeti këtë ide ndërsa nënvizoi se sot “kemi mundësi t’i marrim orkestrës më të mirën”.
“Sigurisht në finale kompensimi i tyre institucional është një gjë e detyrueshme për ne, është një gjë e detyrueshme për institucionet. Falënderimet për qeverinë dhe kryeministrin që e mbështeti këtë ide dhe që sot kemi mundësi t’i marrim orkestrës më të mirën”, deklaroi më tej Vasili.
/rtsh.al/