E Martë, 3 Nëntor 2026

“Drejtori i ARRSH-së është marrë i pandehur”, Dumani: Është dërguar për gjykim edhe ish-drejtori i Rrugëve, në hetim dhe ish-drejtori i KESH

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Gentian Gjyli është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme. 

Lajmin e ka bërë me dije sot Altin Dumani, gjatë raportimit para Komisionit të Ligjeve. Kryeprokurori tha se edhe ish-drejtori i KESH është marrë i pandehur. 

“Ish drejtori i përgjithshëm i rrugëve është marrë i pandehur, është dërguar për gjykim. Drejtori aktual, po, është marrë në dijeninë time i pandehur dhe ky është një fakt tjetër publik. 

Lidhur me pyetjen që ka të bëjë me ish-drejtorin e KESH. Në dijeninë time është marrë i pandehur dhe po hetohet“-u shpreh Dumani. 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›