E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtori i Doganave prezanton drejtuesin e ri të Degës Doganore Qafë Botë: Të forcojmë shërbimet dhe cilësinë

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, prezantoi drejtuesin e ri të Degës Doganore Qafë Botë, Ervis Mehmeti.

Gjatë prezantimit, ai u ndal te rëndësia e forcimit të mëtejshëm të punës në këtë pikë doganore, duke theksuar se përvoja e mëparshme e Ervis Mehmeti në administratën doganore përbën një bazë të rëndësishme për përmbushjen e detyrave në vijim.

Në komunikimin me stafin, ai kërkoi vijimësi në standardet e punës, respektim të procedurave dhe bashkëpunim të ngushtë mes strukturave, me synim garantimin e një shërbimi sa më efikas dhe funksional.

Ai vlerësoi gjithashtu kontributin e drejtuesit të mëparshëm, Eleron Gjoni, për punën dhe angazhimin e tij gjatë ushtrimit të detyrës.

Gjatë vizitës, u zhvillua edhe një takim me stafin e degës, ku u diskutua mbi ecurinë e punës dhe organizimin e strukturave përkatëse.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave vijon monitorimin në terren të punës së strukturave doganore, duke kërkuar përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve dhe biznesit, duke e bërë atë më efikas dhe transparent.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›