E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtori i ri i Policisë, intervistohen sot 14 kandidatët

Sot në 24 mars do të mbahet procesi i intervistimit të 14 kandidatëve për postin e drejtorit të Policisë së Shtetit.

14 kandidatë do të merren në intervistë nga një Komision i Posaçëm, në lidhje me platformën, që ata kanë dorëzuar në një afat kohor prej 7 ditësh. Dy gra, që ishin më herët kandidate janë skualifikuar, për shkak se nuk kanë qenë pjesë e Policisë së Shtetit.

Gjatë këtij procesi, kemi tre ish-drejtues të Policisë së Tiranës, të cilët synojnë që të drejtojnë institucionin dhe ata janë Tonin Vocaj, Lorenc Panganika dhe Rebani Jaupi, që plotësojnë dhe kriteret për të qenë pjesë e garës.  Intervistat pritet që të jenë të shkurtra për secilin kandidat dhe jo shumë të gjata (20 deri në 30 minuta për çdo kandidat) dhe sot do të përfundojnë.

Pas këtij procesi, brenda 48 orëve, ministri i Brendshëm, pas pikëzimit që do të bëjë Komisioni i përbërë nga tre anëtarët, do të dërgojë emrin tek Këshilli i Ministrave për miratim. Brenda pak ditësh pritet që të kemi edhe emrin e kryepolicit të vendit.

Kush janë 14 kandidatët në garë për kreun e Policisë së Shtetit

Afrim Tafa

Alfred Çepe

Arjanit Arapi

Elidon Çela

Gentjan Berberi

Gentjan Shehaj

Idajet Faskaj

Lorenc Panganika

Neritan Nallbati

Pëllumb Seferi

Rebani Jaupi

Saimir Boshnjaku

Skënder Hita

Tonin Vocaj

Ish-kreu i Policisë Ilir Proda qëndroi në këtë detyrë 17 muaj. Ai u largua pas protestës së 28 shkurtit, për shkak se nuk arriti të garantonte rendin dhe sigurinë, pasi protestuesit e opozitës arritën të hyjnë në ‘zemrën’ e qytetit, në zonën e ish-Bllokut dhe goditën me molotovë vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha, brenda së cilës gjendeshin disa artistë të huaj.

Deri në zgjedhjen e drejtorit të ri, në detyrë është komanduar zëvendësdrejtori Sokol Bizhga.

Përgjithësisht kandidatët në garë janë me karriere të gjatë në këtë fushë dhe që kanë mbajtur disa poste më herët.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›