Drogë, armë zjarri dhe municion luftarak/ Pogradec, arrestohet 27 vjeçari, ishte dënuar më parë për vrasje

Një 27-vjeçar u arrestua në Pogradec në kuadër të operacionit policor të koduar “Cold Hand”.
Gjatë kontrollit fizik, kontrollit të automjetit dhe kontrollit të banesës në lagjen nr. 1, Pogradec, atij iu gjetën në një çantë krahu një shufër metalike me mbishkrimin “Policia”, 2 armë zjarri pistoletë, 1 silenciator, 3 krehra, 1 shkop metalik, një pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, 5 aparate celularë, 2 karta banke, 1 pasaportë biometrike dhe një shumë parash (lekë, euro dhe dollarë australianë).
Gjithashtu u sekuestrua dhe automjeti i tij.
27-vjeçari ishte dënuar më parë për “Vrasje” dhe “Vrasje e mbetur në tentativë”./abcnews.al