E Martë, 3 Nëntor 2026

Dropulli çel sezonin turistik, panair me produkte të traditës

Dropulli është tashmë pjesë e hartës turistike. Për ti dhënë ende shtysë këtij sektori të rëndësishëm, bashkia çeli këtë të enjte sezonin turistik me një sërë aktivitetesh, ku u mbajt edhe panairi me produkte të traditës, gatime tradicionale si dhe u pasqyrua potenciali turistik i zonës në monumente kulture, natyre dhe të traditës shpirtërore.

Nuk mund të mungonte në këtë ceremoni turistike edhe inaugurimi i Pallatit të Kulturës, i realizuar nga fondet e projekteve ndërkufitare të BE. Në këtë aktivitet  pjesë u bë edhe ambasadorja e Greqisë në vendin tonë Kostandina Kamici.

Bashkia e Dropullit vitet e fundit po bën përpjekje për të zhvilluar agroturizmi. Hapat e parë drejt këtij sektori janë hedhur, ku shumë familje po i përshtasin banesat e tyre në njësi pritëse.

Gazetare: Boralda Gjyli

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›