E Martë, 3 Nëntor 2026

Një talent që premton në pikture, nxënësja Enia Okaj çeli ekspozitën në shkollën “Xheladin Fishta”

Në shkollën “Xheladin Fishta” u çel një ekspozitë e veçantë me punime pikture nga nxënësja e kësaj shkolle, Enia Okaj. Akoma nuk i ka mbushur 10 vjeçe por ka një pasion të veçantë për pikturën, për të cilën ndjek një kurs prej tre vitesh.

“Një talent që premton” është ekspozita e parë e saj. Ajo i prezantoi bashkëmoshatarëve të saj disa nga punimet e veta.

Erëmirë Jahja, mësuesja e saj e pikturës flet me mbi cilësitë që karakterizojnë punimet e Enias.

Enia është nxënësja që i mbush me krenari edhe drejtuesit e shkollës ku mëson.

Enia Okaj ndonëse ende në moshë të vogël është e bindur se edhe në të ardhmen pikturën nuk do ta braktisë asnjëherë.

Gazetar: Marjo Gjini

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›