Dua Lipa kalon pushimet e Pashkës në Shqipëri

TIRANË, 22 prill/ATSH/ Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është rikthyer në Shqipëri, fakt të cilin e ka ndarë me miliona ndjekësit e saj, në rrjetet sociale.
Dua Lipa ndau në Instagram fotografi të sajat dhe të të dashurit ndërsa kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar, shoqëruar me përshkrimin: “Pashkë në shtëpi”.
Këngëtarja ka publikuar edhe një video ku së bashku me aktorin britanik Callum Turner shfaqen duke u kredhur në ujërat e Jonit, megjithëse ende prill.
Kështu Dua Lipa i ka treguar përsëri botës pamjen e magjishme të brigjeve shqiptare. 29-vjeçarja, këngët e së cilës janë bërë hite anembanë globit, ka ndarë foto me veshje të ndryshme, duke u shfaqur në formë të shkëlqyer fizike, e qeshur dhe e shpenguar në brigjet e jugut.
Vitet e fundit Dua Lipa ka vizituar shpesh bregdetin e jugut, e shoqëruar edhe nga familjarët e saj, duke promovuar në të gjithë botën, natyrën e mrekullueshme shqiptare. /j.p/
1 nga 9