E Martë, 3 Nëntor 2026

Dudushi-Krajës: Pse nuk e rrëzoni dot Ramën? Kraja: Kemi bërë protesta të fuqishme, kemi 500 mijë vota!

Replika u regjistruan të enjten në emisionin 3D mes drejtuesit të tij Alban Dudushi dhe përfaqësuesit të PD Akil Kraja.

Ky i fundit duke sjellë shembuj me ngjarje kompromentuese sipas tij të kryeministrit socialist Edi Rama,veçmas “Çështja McGonigal”, tha se ato nuk janë hamendësime, por flasin për krjimin në Shqipëri të “Narkoshtetit”.

“Jemi në një absurd diktatrial që po largon shqiptarët nga Shqipëria” tha zoti Kraja. “Rama ka blerë gjithçka dhe maja e piramidës së tij është paraja e krimit ” tha përfaqësuesi i PD.  Në vlerësimin e tij kryeministri shqiptar nuk ka asnjë lloj ideologjie dhe po përpiqet të qëndrojë në pushtet me zor. “Ai tani është maja e piramidës” tha zoti Kraja.

Nga ana e tij drejtuesi Dudushi regjistroi faktet sipas tij kundër e opozitës, duke shënuar qënien “non grata” të kreut të Rithemelimit Sali Berisha.

Por “Pse nuk grumbulloni dot njerëz dhe nuk e rrëzoni dot Ramën?” pyeti Zoti Dudushi.

Fakte ka, por nuk doni ti shikoni, ishte përgjigjia e zotit Kraja.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›