E Martë, 3 Nëntor 2026

Zogaj: Berisha, lider i mbyllur dy herë, në ballkon dhe në SHBA

Analisti Preç Zogaj ka deklaruar në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se ish-kryeministri Berisha është një lider i mbyllur 2 herë, një herë nga shpallja “non grata” nga Shtetet Bashkuara të Amerikës dhe më pas arresti shtëpiak ndaj tij.

Zogaj theksoi se opozita nuk ka zgjidhje dhe problemi në Shqipëri është opozita.

Ai iu drejtua Krajës, teksa theksoi se edhe nëse Berisha e merr opozitën për ta dëgruar në zgjedhje nuk fiton dot.

“Berisha nuk fiton dot. I priu zgjedhjeve, ja ku i ka para një viti. Ju mendoni se mund të fitoni zgjedhjet me një lider dy herë mbyllur, një herë në Evropë dhe në SHBA. Edhe sikur populli shqiptar të vendosë të votojë kundër SHBA-ve, kundër një zgjedhje të SHBA-ve, të votojnë për një lider që është dy herë mbyllur, them këtë gjë që nuk ndodh, por edhe po ndodhi, lideri nuk duhet ta pranojë. Ju nuk i shkoni kësaj zgjidhje si Rithemelim”, u shpreh Zogaj në “3D”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›