E Premte, 6 Nëntor 2026

Dueli i vëllezërve Koopmainers, Juve mposht Az Alkmaar! Dramë e Milanit pas fitores në derbi, Ferencvaros në krye të Europa League (VIDEO)

Juventus ka siguruar 3 pikët në transfertën holandeze kundër Az Alkmar në Europa League, duke fituar me rezultatin 1-2. Të dy golat e ‘zonjës së vjetër’ erdhën në pjesën e parë dhe patën për protagonist Kolo Muani-n. Sulmuesi francez fillimisht asistoi për Koopmainers, ndërsa më pas dyfishoi vetë brenda zonës. Holandezët shkurtuan shifrat përkohësisht në minutën e 88, por nuk pati më kohë në dispozicion për të dalë me pikë nga ky takim. Interesant edhe fakti që në këtë përballje u vendosën kundër dy vëllezërit Koopmainers, ndërsa me këtë fitore Juventus u ngjit në vendin e 5.

Ndryshe nga Juventusi, Milan ka bërë një paraqitje tepër zhgënjyese në San Siro. “Djalli” që vinte me entuziazmin e fitores në derbi kundër Interit, u mposht 0-2 nga Ferencvaros. Hungarezët fillimisht zhbllokuan shifrat pas një gabimit të portierit Terraciano, ndërsa më pas i njëjti autor, Joseph dyfishoi shifrat. Rezultati mund të kishte qenë më i thellë në favor të hungarezëve, të cilët shpërdoruan disa raste të arta, por në fund morën 3 pikë të rëndësishme, duke vijuar me performancën e jashtëzakonshme në Europa League. Pas 4 ndeshjeve të para në grup Ferencvaros është një prej 3 skuadrave bashkë me Benfica-n dhe Bournemouth që është me pikë të plota.

Duel tjetër interesant në Europa League ishte Bayern Leverkusen-Marseille. Francezët që ishin me 0 pikë dhe vinin pas 3 humbjeve, fitoren e parë e morën pikërisht kundër Gjermanëve. Në Leverkusen sfida u mbyll me rezultatin minimal 0-1, teksa golin e vetëm të sfidës Gouiri në minutën e 77.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›