E Hënë, 2 Nëntor 2026

Duka në Kinë: Bashkëpunim nga ekipet e moshave tek shkëmbimet teknike

TIRANË, 17 tetor /ATSH/ Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, po zhvillon një vizitë zyrtare në Kinë, në ambientet e Federatës Kineze të Futbollit.

Gjatë kësaj vizite, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar i shoqëruar edhe nga ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kinë, Riza Poda, u prit në një takim zyrtar nga presidenti i Federatës Kineze të Futbollit, Xu Jiren, dhe stafi i tij.

Qëllimi i takimit ishte forcimi i marrëdhënieve dhe shkëmbimi i eksperiencave midis dy federatave.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Duka e ka cilësuar takimin si shumë pozitiv dhe të vlefshëm, duke theksuar se u hodhën bazat për krijimin e hapave të rinj bashkëpunimi në të ardhmen me Federatën Kineze të Futbollit.

/gj.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›