E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës- Nxënësit përfshihen në sherr në ambientet e shkollës, lëndohet 15-vjeçari

Një konflikt mes disa nxënësve është regjistruar paraditen e sotme në një shkollë në fshatin Shënavlash, në Durrës.

Sipas burimeve policore ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30 me disa nxënës të moshave 15, 16 dhe 17 vjeç janë përfshirë në një konflikt fizik me njëri-tjetrin.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të oficerit të sigurisë dhe stafit pedagogjik të shkollës, është bërë e mundur ndërprerja e sherrit dhe parandalimi i përshkallëzimit të situatës.

Nga përplasja ka mbetur i dëmtuar lehtë një nxënës 15-vjeçar. Sipas te dhenave nga vendngjarja, sherri ka nisur fillimisht ne rrjetet sociale (TikTok) dhe gjatë ditës së sotme janë kapur me njeri-tjetrin.

Pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në ambientet e shkollës dhe kanë shoqëruar të miturit në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Veprimet po kryhen në drejtimin e Prokurorisë, në prani të psikologut, përfaqësuesve ligjorë, oficerit të sigurisë, stafit pedagogjik dhe prindërve të nxënësve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›