Konflikti- Ministria e Jashtme u bën thirrje shqiptarëve të shmangin udhëtimet në Lindjen e Mesme

Situata në Lindja e Mesme vijon të mbetet e paparashikueshme dhe e paqëndrueshme, ndaj udhëtimet duhet të shmangen. Si pasojë e zhvillimeve të fundit, siguria e qytetarëve shqiptarë është prioritet për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila këshillon mosndërmarrjen e udhëtimeve.
Sakaq, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme u bën thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë të shmangin udhëtimet në rajonin e Lindja e Mesme, deri në një njoftim të dytë.
Ministria po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe do të vijojë të informojë publikun në mënyrë të vazhdueshme për çdo ndryshim në situatë.
/rtsh.al/