Durrës/ Djali sulmon prindërit! Djali me probleme psikike

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Rrushkull, në Manzë të Durrësit, ku një çift bashkëshortësh është plagosur, pasi dyshohet se është qëlluar nga djali i tyre.
Të dy prindërit kanë marrë plagë të rënda dhe janë transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.
Bëhet me dije se gruaja po trajtohet në Spitalin Rajonal të Durrësit, ndërsa bashkëshorti është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Ende nuk dihen motivet dhe rrethanat e konfliktit që çoi në këtë ngjarje. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.
Policia Durrës – Informacion paraprak
Në fshatin Rrushkull, Manëz, Durrës, përballë banesës së tij, shtetasi E. K., 37 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, ka goditur me sende të forta prindërit e tij, shtetasin S. K., 72 vjeç, dhe shtetasen F. K., 69 vjeçe.
Shtetasja F. K. ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, në gjendje të stabilizuar, ndërsa shtetasi S. K., i cili ka dëmtime në kokë, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është nisur drejt Spitalit të Traumës, Tiranë, për ndihmë më të specializuar.
Shtetasi E. K. është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.