Durrës/ Kryente blerje me kartëmonedha 100-euroshe të falsifikuara, vihet në pranga 36-vjeçari

Policia e Durrësit ka bërë të mundur finalizimin e një operacioni policor të koduar ” Kartmonedhat false”.
Bëhet fjalë për kapjen e një 36-vjeçari, i cili bleu në market me një kartmonedhë 100-euroshe të falsifikuar.
Në momentin e ndalimit të shtetasit, atij i është gjetur dhe një tjetër kartëmonedhë tjetër 100-euroshe, po ashtu të falsifikuar.
Sipas Specialistëve për Hetimin e krimeve Ekonomiko-Financiare, shtetasi A.S kryente blerje me kartëmonedha të falsifikuara.
Këto blerje me kartmonedha të falsifikuara, sipas hetimeve rezultojnë të kenë qënë të shpeshta nga A.S.
Njoftimi i policisë:
Durrës
Finalizohet operacioni policor i koduar “Kartëmonedhat false”.
Bleu në market, me kartëmonedhë 100-euroshe false, identifikohet dhe kapet 36-vjeçari.
Në momentin e ndalimit iu gjet edhe një kartëmonedhë tjetër 100-euroshe, gjithashtu e falsifikuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, bazuar në informacionet e siguruara se një shtetas posedonte dhe kryente blerje me kartëmonedha eurosh të falsifikuara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kartëmonedhat false”.
Në kuadër të operacionit, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi S. A., 36 vjeç.
Nga verifikimet dyshohet se ky shtetas kishte përdorur kartëmonedha 100 euroshe false për blerje në markete dhe dyqane.
Nga hetimet rezultoi se pak minuta para arrestimit, ai kishte blerë produkte në një market në lagjen nr. 12, me një kartëmonedhë tjetër 100 euroshe të dyshuar të falsifikuar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i monedhave”.