E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, arrestohet 26-vjeçari i shpallur në kërkim

Durrës- Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 26-vjeçar të shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas burimeve policore, 26-vjeçari Gazmend Çollaku, lindur e banues në lagjen nr.18 të Durrësit, u arrestua në shtëpinë ku banonte. Ai u gjet në shtëpinë me qira në zonën turistike të Golemit.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se ai ishte shpallur në kërkim katër muaj më parë, pasi dyshohet se kishte qëlluar me armë zjarri, pistoletë, në drejtim të shtetasit K.B., i cili u plagos rëndë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›