E Diel, 1 Nëntor 2026

Robin Hood-i i Padovas në Pekin 2008

PADOVA- “Harku është çështje fati, varet nga era që mund të ndihmojë ose të bëjë të kundërtën”.

Me këto fjalë modeste shprehet Marco Galiazzo, që në olimpiadën e Athinës mbërtheu në ekran milionë shikues gjatë fitores së medaljes. Përulje dhe sukses.

Një binom jo aq shumë i ndeshur në një botë si ajo e sportit, gjithmonë e më tepër i veshur me elementë dhe rregulla të një show biznesi.

Shumë janë të interesuar të dinë se ku stërvitet Marco Galiazzo përpara olimpiadës dhe në cilin vend syri i tij i mprehtë po punon edhe më shumë për të bërë të mundur që të godasë në shenjë nga një distancë 70 metër.

Asnjë fantazi për të gjetur përgjigjen. Ai gjendet fare lehtë në San Nicola, një vend me fare pak shtëpi, i zhytur në fshat, 4 kilometër nga Padova. Është ky vendi ku 25-vjeçari stërvitet me hark, mes fushave me grurë, në një atmosferë paqeje.

Marco pret me valixhen gati. “Këtu brenda është harku, instrumenti im i punës dhe jetës dhe unë e mbaj si Stradivari”- tregon ai.

E di që është kampioni më i ri i olimpiadës në specialitetin e tij, por e fsheh me modesti. Madje, është pikërisht thjeshtësia që e ka bërë kaq popullor.

Ai pranon se do të donte që gjithmonë të stërvitej pranë shtëpisë dhe është aq i lidhur me natyrën dhe zonën që e njeh në pëllëmbë të dorës.

Gjithçka nisi në moshën 10-vjeç, kur prindërit i dhuruan një hark prej vërteti. Dhurata erdhi pas mërzisë së prindërve, që e shihnin përditë duke u mundur të sajonte harqe. “Që nga ajo ditë nuk e lashë kurrë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›