Durrës, gjendet i pajetë në banesën e tij 65-vjeçari, policia: Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune

Një 65-vjeçar me iniciale M.D. është gjetur i pajetë pasditen e sotme, rreth orës 15:45, në banesën e tij në lagjen nr. 12 në qytetin e Durrësit.
Policia bën me dije se nga këqyrja paraprake e trupit nuk ka shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.
“Rreth orës 15:45, është gjetur në banesën e tij, në lagjen nr. 12, trupi i pajetë i shtetasit M. D., 65 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.“, njofton policia.
/rtsh.al/