E Hënë, 2 Nëntor 2026

Durrësi, pjesë e turit ndërkombëtar çiklistik të turistëve nga Letonia

TIRANË, 25 shtator/ATSH/ Shqipëria është përfshirë sërish në hartën e tureve ndërkombëtare çiklistike, këtë herë e zgjedhur si pjesë e itinerarit të një grupi turistësh nga Letonia.

Kjo është një iniciativë që bashkon sportin me turizmin, ndërsa vit pas viti hartës së turistëve nga gjithë bota që zgjedhin Shqipërinë i janë shtuar edhe turistët nga Letonia.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga pedalimi i çiklistëve letonezë në qytetin e Durrësit.

“Turistë nga Letonia kanë nisur një tur ndërkombëtar çiklizmi duke përfshirë në garën e tyre edhe qytetin e Durrësit në Shqipëri”, informoi Rama.

Në maj të këtij viti Shqipëria mirëpriti edicionin e 108-të i Giro d’Italia, i cili filloi nga Durrësi në 9 maj dhe përfundoi pas 21 etapash në Romë, në 1 qershor.

Për herë të parë në histori turneu zhvilloi tri etapat e para në Shqipëri (9 maj, 10 maj dhe 11 maj) në qytetet e Durrësit, Tiranës dhe Vlorës.

Ky event u transmetua në më shumë se 200 vende të botës, ndërsa më shumë se 800 milionë teleshikues ishin për tri ditë me sytë nga Shqipëria.

1 nga 15

/m.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›