E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy automjete përplasen në Elbasan, plagosen 3 oficerë policie

Një aksident është regjistruar këtë të mërkurë në aksin “Elbasan-Peqin”.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë janë plagosur shoferi i njërës prej automjetit dhe 2 pasagjerët.

Sipas njoftimit zyrtar, tre të dëmtuarit, që ndodhen jashtë rrezikut për jetën, janë officer policie.

“Në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, automjeti me drejtues shtetasin A. S., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. M.(oficer policie). Si pasojë e përplasjes janë  dëmtuar shtetasi B. M., dhe 2 pasagjerë që udhëtonin me të (tre të dëmtuarit oficerë policie), dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon veprimet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›