E Diel, 1 Nëntor 2026

Turistët më makinë me qira përfundojnë në kanal në aksin Rroskovec – Ura Vajgurore, njëri në gjendje të rëndë

Një automjet i marrë me qira nga disa shtetas të huaj ka dalë nga rruga në orët e para të mëngjesit të sotëm, në afërsi të fshatit Strum, përgjatë aksit rrugor Rroskovec – Ura Vajgurore. Mjeti ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Sipas burimeve paraprake, në automjet ndodheshin pesë persona, të cilët dyshohet të jenë shtetas me origjinë indiane ose pakistaneze. Katër prej tyre kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa një është në gjendje më të rënduar shëndetësore. Të gjithë të lënduarit janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Fierit.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet policore, të cilat po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Dyshohet paraprakisht se shkak i daljes nga rruga ka qenë lagështira në asfalt.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›