E Diel, 1 Nëntor 2026

“Dy javë afat”, Rama “ultimatum” deputetëve, zbulohen detaje nga mbledhja

Kryeministri dhe njëkohësisht kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur pasditen e kësaj të enjte deputetët, si dhe drejtues të strukturave të Bashkisë Tiranë.

Burime bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama u ka kërkuar deputetëve të jenë aktivë në terren dhe të identifikojnë problematikat me të cilat përballen qytetarët në zonat e tyre.

Në mbledhje morën pjesë deputetët fitues të zgjedhjeve të 11 Majit dhe ata aktualë që nuk arritën të fitonin, si edhe drejtues të bashkisë Tiranë dhe administratorët e njësive administrative.

Kryeministri u ka lënë deputetëve një afat dyjavor për të dalë në terren, për të mbledhur shqetësimet dhe problematikat e qytetarëve, të cilat do të diskutohen në një takim të dytë me Ramën.

Fokusi kryesor i mbledhjes ka qenë menaxhimi i hapësirave publike, ndërsa mësohet se nuk është diskutuar për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›