Iu gjet 1 kg kokainë në makinë, arrestohet 34-vjeçari shqiptar në Itali

Një 34-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane pasi gjatë kontrollit iu gjet nën makinë 1 kilogram kokainë.
Mediat italiane raportojnë se 34-vjeçaru shqiptar banues në Foggia u ndalua nga policia pasi vunë re ëlvizje të dyshimta të mjetit me të cilin lëvizte nëj Audi A4.
Në momentin që iu kërkua të ndalonte, shqiptari 34-vjeçar tregoi nervozizëm dhe deklaroi se ishte me nxitim. Ky qëndrim ngjalli dyshime tek karabinierët, të cilët nisën kontrollin e tij personal dhe të automjetit në detaje.
Gjatë kontrollit, nën sediljen e përparme të pasagjerit, u gjet një paketë me lëndë narkotike, që analizat paraprake konfirmuan si kokainë. Sasia totale e drogës ishte rreth 1 kilogram, çka sugjeron se do të shpërndahej në tregun lokal të drogës.
I dyshuari u arrestua menjëherë me akuzën e mbajtjes së lëndëve narkotike me qëllim shitjeje. Me urdhër të Prokurorisë së Bolonjës, ai u dërgua në burg dhe mbetet nën përgjegjësinë e autoriteteve, duke pritur zhvillimet e mëtejshme të hetimeve.