E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy makina përplasen në aksin Tepelenë–Krahës, plagoset taksisti dhe 3 pasagjerët

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në aksin Tepelenë–Krahës, në vendin e quajtur “Mogila”, ku janë përplasur dy automjete.

Aksidenti ka ndodhur në orën 06:30, ku automjeti që drejtohej nga shtetasi K. Ç., 67 vjeç, banues në Elbasan, është përplasur me një automjet taksi që drejtohej nga K. R., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur drejtuesi i taksisë dhe tre pasagjerë që udhëtonin me të. Të lënduarit janë transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili po kryen veprimet procedurale për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›