Dy nxënëse tërhiqen nga denoncimi ndaj mësuesit në Selenicë, prindërit: Nuk kemi asnjë problem me të!

Zhvillime të reja janë shënuar në lidhje me rastin e denoncimit të mësuesit të edukimit fizik në shkollën e bashkuar “Hajredin Beqari” në Selenicë, i cili u denoncua nga shtatë nxënëse për ngacmime seksuale.
Mësohet se edhe dy vajza të tjera janë tërhequr nga denoncimi. Prindërit e tyre kanë deklaruar se vajzat janë të mitura dhe se, sipas tyre, ato janë marrë nga nxënëset e gjimnazit për t’u përfshirë në këtë çështje.
“Nuk kemi asnjë problem me mësuesin”, mësohet të kenë deklaruar prindërit, duke shprehur qëndrimin e tyre lidhur me akuzat e ngritura.