Trafik i rënduar automjetesh në aksin Tiranë-Elbasan, Policia Rrugore ndërhyn për menaxhimin e situatës

Edhe këtë të premte, në aksin Tiranë-Elbasan, në rrethrrotullimin e Bradasheshit, ka pasur trafik të rënduar automjetesh.
Qytetarë të shumtë janë përballur në orët e mbrëmjes me vonesa të shumta, për të mbërritur në destinacion.
Ndërkohë Policia Rrugore është pozicionuar në këtë aks rrugor, për të bërë të mundur menaxhimin e situatës.

