Dy shfaqje në një mbrëmje, TKOB pret publikun me “Kaleidoscope” dhe “Suitë në re”

Dy krijime, dy universe artistikë, një skenë, kjo është një ftesë për të përjetuar artin e baletit në një tjetër dimension.
“Kaleidoscope” dhe “Suitë në re” do të vijnë premierë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.
“Kaleidoscope”, koreografia e kanadezit Peter Quanz, vjen për herë të parë në Shqipëri. Kjo vepër, e krijuar në vitin 2005 për American Ballet Theatre, prezanton një ekspresion dinamik dhe vizual, duke shfaqur një sërë lëvizjesh dhe ngjyrash.
“Baleti që ne sdo të sjellim në skenë është krijuar në vitin 2005 për Teatrin Amerikan të baletit, dhe sot pas kaq shumë vitesh ai vjen po aq aktual, sa në atë vit. është hera e parë që vihet në skenën shqiptare dhe jam shumë i lumtur që sjell një frymë të tillë baleti. sigurisht që këtu vjen si një premierë me një skenografi të përshtatur për teatrin tuaj, me kostumografi tërësisht të re. Si një kaleidoskop i vërtetë, çdo lëvizje sjell një pamje të re; çdo sekuencë, një bukuri që zhduket dhe lind sërish”, tha koreografi Peter Quanz.
Në të njëjtën mbrëmje do të prezantohet edhe “Suitë e në re”, koreografia më e re e Alvaro Dule, e inspiruar nga muzika baroke e Handel-it. Kjo vepër bashkon teknikën klasike me elementë bashkëkohorë, përmes solove dhe dueteve të interpretuara nga pesë balerinë, duke eksploruar ndjeshmërinë dhe përvojën njerëzore.
“Edhe pse rrënja e kësaj pjese është akademizmi, teknika klasike, unë kam kërkuar të shkoj më larg. I përshtatet traditës së baletit të repertorit dua dhe muzikës baroke, unë kam dashur ti jap një frymë dhe interpretim të ri”, tha Dule.
Skena e Teatrit të Operës dhe Baletit do të përcjellë dy vepra të veçanta që sjellin ngjyra, ndjesi dhe elegancë në një premierë në datat 26, 27 dhe 28 maj, në orën 20:00./vizionplus.tv