E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy vjet nga sulmi i Hamas! Izraeli kujton viktimat e 7 Tetorit, vijojnë bisedimet për fundin e luftës

Izraeli e shënon sot përvjetorin e dytë të sulmit terrorist të 7 tetorit 2023, ndërkohë që negociatorët izraelitë dhe ata të Hamasit po zhvillojnë bisedime të tërthorta për t’i dhënë fund luftës dyvjeçare në Rripin e Gazës, në përputhje me një plan për paqe të propozuar nga Shtetet e Bashkuara.

Dy vjet më parë,gjatë një festivali, militantë të udhëhequr nga Hamasi kaluan kufirin midis Gazës dhe Izraelit, duke sulmuar komunitete në jug të Izraelit dhe një festival muzike në shkretëtirë me armë zjarri, raketa dhe granata.

Ata vranë rreth 1.200 persona dhe rrëmbyen 251 të tjerë të cilët i morëm me vete në Gaza. Pjesa më e madhe e pengjeve janë liruar të gjallë apo të vdekur gjatë negociatave të mëhershme në këto dy vite.

Ndërsa 47 të tjerë mbeten pjesa më e madhe e të cilëve të pajetë ndodhen ende në Gaza.

Dhjetëra të afërm dhe miq të viktimave të festivalit muzikor “Nova” ndezën qirinj dhe mbajtën një minutë heshtje në vendin e sulmit në jug të Izraelit, ku militantët vranë më shumë se 370 njerëz dhunuan, përdhunuan e rrëmbyen dhjetëra të tjerë.Të tjera ceremoni përkujtimore do të zhvillohen në të gjithë vendin gjatë ditës.

Sulmet e 7 tetorit ndezën luftën hakmarrëse që Izraeli po zhvillon në Gaza nga ajri nga toka dhe nga deti. Numri në total i viktimave raportohet të ketë shkuar në mbi 67 mijë në total.

Lagje të tëra janë rrafshuar me shtëpi, spitale, shkolla dhe infrastrukturë të shkatërruar.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›