E Diel, 1 Nëntor 2026

“Fuqia punëtore, problem në Ballkan”, raport i BB: Rajoni mund të përballet me mungesë të theksuar

Banka Botërore lë detyrë për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë Shqipërinë, të krijojnë vende pune më cilësore.

Sipas një raporti të Bankës, rritja ekonomike po pengohet për shkak të problemeve me fuqinë punëtore.

“Nëse tendencat aktuale të popullsisë, rritjes ekonomike dhe të tregut të punës do të vazhdojnë, rajoni mund të përballet me një mungesë prej më shumë se 190,000 punëtorësh gjatë pesë viteve të ardhshme.

Për t’i hapur rrugë rritjes ekonomike, Ballkani Perëndimor duhet të investojë në infrastrukturën bazë, e cila është thelbësore për krijimin e vendeve të punës. Kjo përfshin forcimin e sistemeve të arsimit dhe shëndetësisë dhe rritjen e pjesëmarrjes në forcën e punës, veçanërisht për gratë.

Investimi në infrastrukturën e transportit, mjedisit dhe energjisë do të ndihmonte në një lidhje më të shpejtë dhe më efikase të bizneseve me punonjësit, duke përmirësuar kështu produktivitetin”, thuhet në raportin e bankës Botërore.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›