E Diel, 1 Nëntor 2026

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Rama: Mundësi të reja financimi për bizneset

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ndarë informacion mbi programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, i cili synon të mbështesë zhvillimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, si edhe fermerëve.

Në mesazhin e tij, Rama thekson se programi krijon mundësi të reja financimi për bizneset, duke ofruar kredi me normë interesi preferenciale dhe mbështetje përmes Garancisë Sovrane.

“Programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, krijon mundësi të reja financimi për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, me normë interesi preferenciale dhe Garanci Sovrane”, shkruan Rama.

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” është një iniciativë e qeverisë, në partneritet me sistemin bankar, që u krijon ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, si edhe fermerëve, mundësi të reja financimi për të investuar, modernizuar dhe zgjeruar aktivitetin e tyre.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›