“Dyfisho ndërmarrjen”, programi i ri qeveritar për biznesin/ Rama: Kredi e garantuar nga shteti

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në asamblenë socialiste në njesinë nr. 7, Tiranë, u ndal tek biznesi.
Për këtë, Rama u shpreh se pavarësisht përparësive që janë bërë deri më tani në ekonominë e vendit, ka lindur nevoja krijimin e një projekti që do të rrisë ndërmarrjet në vend. Ky projekt quhet “Dyfisho ndërmarrjen”.
“I vetmi vend në Evropë, rajon, që ka zero taksë për biznesin e vogël. Ne këtë e kemi thënë, do ta mbajmë deri në vitin 2029. E kemi shkruar në ligj. E ka pa TVSH, biznesin e vogël deri në 100 mijë euro xhiro. Nuk janë pak.
Por në ndërkohë shohim që ka ardhur koha të krijojmë programe të veçanta për të rritur ndërmarrjet sepse janë krijuar shumë ndërmarrje të voglas të cialt kanë kapacitete, por kanë nevojë për financim. Ne po punojmë dhe do dalim për pak kohë me programin dyfishojmë ndërmarrjen“, tha ai.
Rama sqaroi se “Dyfisho ndërmarrjen”, vjen si një ndihmë për të gjithë ata të cilët duan të zgjerojnë biznesin e tyre, por nuk kanë kapacitetet financiare për ta bërë një gjë të tillë. Kështu, me këtë program, synohet garantimi i kredisë nga vetë shteti.
Do tu vëmë në dispozicion të gjithë atyre që duan të dyfishojnë ndërmarrjen e tyre, instrumente financiarë, kredi të garantuara nga shteti“, tha kreu i qeverisë.