E Diel, 1 Nëntor 2026

Dyndje turistësh në juglindje, në Korçë nuk gjen më vende për të kaluar ndërrimin e viteve

Prej datës 25 Dhjetor e deri më datën 4 Janar, Korça është kryeqyteti i festave në Shqipëri dhe këtë e vërtetojnë shifrat e sektorit të hoteleri turizmit.

Mbi 98% e hoteleve në Korçë, Voskopojë, Dardhë, Boboshticë, Vithkuq dhe fshatrat e tjerë turistikë janë të rezervuar ndërsa sipas platformës Booking, janë mbi 6000 shtretër të cilët janë pronetuar për këto data.

Nga ana tjetër, trafiku është rënduar në juglindje si pasojë edhe e rikthimit të emigrantëve të cilët jetojnë e punojnë në Greqi.

Bashkia e Korçës ka organizuar aktivitete kulturore dhe artistike përgjatë muajit Dhjetor, duke sjellë evenimente cilësore në teatrin “Andon Zako Çajupi” si orkestra simfonike, muzikali “Katedralja”, kori “Acapella”, Kori Lira, dhe në fund duke e finalizuar me spektaklin e fishekzjarrëve në qendër të qytetit

Burime jozyrtare pranë bashkisë Korçë bëjnë me dije se me një përllogaritje mesatare, Korça çdo ditë mirëpret rreth 4000 vizitorë./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›